Komisioni Evropian i shqetësuar me zhvillimet në Kosovë

Komisioni Evropian vlerëson se votimi i rrëzimit të Qeverisë së Kosovës e ka vënë Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e një krize të paparë deri më tash të shkaktuar nga koronavirusi, njofton REL, transmeton Portalb.mk.

Këtë e ka thënë Ana Pisonero, zëdhënëse në Komisionin Evropoian për çështje të zgjerimit. Në reagimin e Komisionit Evropian thuhet se ajo që Kosova ka nevojë është stabiliteti dhe që përpjekjet të orientohen nga përballja me krizën e koronavirusit dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

“Të githë liderët politikë duhet të veprojnë tash me përgjegjësi dhe në interest ë qytetarëve të Kosovës. Kjo përfshinë edhe ndërmarrjen e të gjitha masave për menaxhimin e pandemisë dhe pasojave në jetën e qytetrëve, shoqërisë dhe ekonomisë” thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian bën thirrje që hapat që do të pasojnë votën e së mërkurës duhet të ndërmirren në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Më herët, Komisioni Evropian kishte njoftuar se si ndihmë Kosovës në përballje me koronavirusin dhe pasojat sociale e ekonomike do të mobilizojë një shumë prej 68 milionë eurosh.

Këtë e ka konfirmuar në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button