Numri i të papunëve arriti rekord në SHBA

Numri i personave pa vende të punës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në shifra rekorde, teksa ekonomia përballet me vështirësi për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri, transmeton REL.

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar benefite që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, ështët thënë në të dhënat e Departamentit të Punës.

Rekordi i kaluar ishte shënuar më 1982, kur numri i të papunëve kishte arritur në 695,000.

Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës.

Ky lajm vjen pas mbylljes së restoranteve, teatrove, hoteleve dhe palestrave në Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë e prodhimit të makinave kanë ndalur dukshëm veprimtarinë, përderisa udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa rreth 1,046 kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button