Dy raste me virusin korona te KF Barcelona

E përditshmja spanjolle ‘La Vanguardia’ raporton se shefi i stafit mjekësor të skuadrës së Barcelonës, Ramon Kanal, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa i infektuar është edhe shefi i stafit mjekësor i skuadrës së hendbollit, Josep Antoni Gutierrez. Dy pjesëtarët e stafit të klubit blaugrana ndodhen në spital, transmeton OraNews.

Deri përpara këtij momenti, te kampionët e Spanjës nuk kishte asnjë rast të prekur. Futbollistët e skuadrës së Kike Setienit janë në vetizolim në shtëpitë e tyre dhe ashtu si pjesa tjetër e skuadrave, punojnë individualisht me programe të veçante stërvitore të cilat i ndjekin në kushtet e shtëpisë.

Qeveria spanjolle ka vendosur karantinën e detyrueshme në vend, ndërsa ky vend është shndërruar në vatrën e dytë më të madhe të këtij virusi në Europë, pas Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button