Mbaroi karantina 14 ditore në Dibër, statistikat dhe reagimet e para

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë sqaroi sot se nga dy pacientët e prekur me virusin korona që rezultuan tashmë negativ, njëri ishte nga Dibra. Ky pacient tashmë do të bartet nga Klinika infektive në shërim shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

“Mbaroi karantina prej 14 ditëve në Dibër. Në Komunën e Dibrës dhe Qendrën Zhupa ishte shpallur gjendje krize më 13 mars. Deri më tani në Dibër ka 43 persona të diagnostifikuar, prej të cilëve dy kanë ndërruar jetë”, deklaroi Filipçe.

Hekuran Duka, kryetari i Dibrës dhe udhëheqësi i Shtabit të krizës theksoi se personat e qyteteve tjera që kanë qenë në karantinën e Dibrës për 14 ditë, mund të largohen. Ai sqaroi se në izolim shtëpiak janë edhe 208 persona, të cilët kontrollohen vazhdimisht nga zyrtarët policor.

“Personat të cilët janë hasur në Dibër, në ditën e shpalljes së gjendjes së krizës, për shkak të koronavirusit, prej sot mund të largohen nga kapacitetet e “Banjave të Dibrës-Capa” ku edhe qëndrua gjatë 14 ditëve të kaluara”, deklaroi Duka.

Bëhet fjalë për 114 persona nga qytetet të ndryshme të RMV-së dhe vendeve ballkanike, që kanë qenë në hotelet e Dibrës.

“Qeveria duhet të japë mbështetje për turizmin e banjave, ndërsa me këtë edhe ndërmarrjes tonë, sepse në të kundërtën sillet në pyetje mbijetesa e  saj dhe fati i 250 të punësuarve”, u shpreh Mexhit Capa, pronari i “Banjave të Dibrës-Capa”.

Ai sqaroi se në muaj e ardhshëm kishte shumë kërkesa, por tani ai duhet t’i vë çelësin hotelit.

“Në objektet tona kërkohej më shumë hapësirë, kështu që mund të vlerësohet se sa dëme të mëdha po pësojmë. Pas largimit nga hotelet tona të këtyre njerëzve, të cilët janë nga vendi ynë dhe jashtë vendit, do të vendosim çelësin nëpër objektet tona”, deklaroi Capa.

LEXO: Dy pacientët me koronavirus nga Dibra janë transferuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, 38 persona në izolim shtëpiak
LEXO: Kryetari i Dibrës: Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë
LEXO: Ministri Filipçe premtoi se prej nesër dy mjek do të shkojnë në Dibër
LEXO: Filipçe: Katër raste të reja me virus korona – gjithsej 13, gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë
LEXO: Virusi korona, padi penale për dy dibranë: I kanë hapur lokalet, pavarësisht ndalesës
LEXO: Kryetari Duka raportoi për gjendjen në Dibër, pacientët, mjekët, ushqimin, pajisjet …
LEXO: Këshilli i Dibrës kërkon ndërprerje urgjente të mësimit në shkolla për shkak të koronavirusit
LEXO: 50 ushtarë të Armatës, nga Tetova për në Dibër dhe Qendrën Zhupa, për parandalimin e virusit korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button