UEFA pezullon Malagan

UEFA bëri të ditur se ekipi i Malagas është përjashtur për vitin e ardhshëm nga kompeticionet Europine.

Spanjollët nuk ia kanë dalë mbanë të përmbushin kërkesat finanaciare dhe borxhet e klubit janë të shumta. Malaga sezonin e kaluar u rendit në vendin e katërt dhe këtë vit është në fazën e 1/8 të Champions League.

Gjithsesi andaluzianët gjatë verës kanë patur probleme financiare dhe tashmë duhet të përballen me sanksionet e UEFA-s. Gjithashtu klubi deri në Mars të 2013 duhet të ketë vërtetuar që i ka shlyer të gjitha borxhet. Nuk i kanë shpëtuar dot ndëshkimit as ekipet kroate Hajduk e Osijek apo rumunët e Rapid e Dinamo Bucarest./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button