Detaje për pacientin e infektuar me virusin korona në Tetovë: Ka qëndruar dy javë në Entin për Rehabilitim në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 16:00, konfirmoi se pacienti i parë nga Tetova me virusin korona, ka qenë i vendosur prej 9 deri më 23 mars në Entin e Rehabilitimit në Kozle të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Pacienti ka qenë në gjendje të palëvizshme dhe vetëm njëherë ka pasur vizitë, por dyshimet për virusin korona kur pacientit i është ngritur temperatura dhe i është bërë testim, i cili ka dalë pozitiv.

“Pacienti ka qëndruar atje dy javë, pasi që nuk ka mundur të lëvizë dhe ka pasur vetëm një vizitë. Pas lëshimit nga Spitali është testuar. Pasi që ka dalë pozitiv në test është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe.

Pas dërgimit në Klinikën Infektive janë kontaktuar 14 punëtorë shëndetësorë dhe pacientët tjerë, te të cilët momentalisht nuk ka simptoma.

“Sot intensivisht ka punuar ekipi i epidemiologëve, janë testuar 14 punëtorë shëndetësorë dhe 4 pacientë, duke e pasur parasysh kontaktin dhe numrin e vogël të pacientëve që mjekohen atje. Prej 180-190 pacientë, kanë qenë vetëm 40 me sëmundje të rënda. Nuk ka asnjë me simptoma, të gjithë ata që kanë qenë në kontakt”, tha Filipçe duke shtuar se do të krijohet strategji për funksionimin e institucionit.

Në pyetjen e Portalb.mk, se si e ka marrë virusin korona pacienti kur ai ka qenë në gjendje të palëvizshme prej vitit të kaluar, Filipçe u përgjigj se po punojnë në rastin, por megjithatë ai tha se ka pasur një vizitë.

“Pacienti ka qenë i palëvizshëm, por megjithatë ka pasur vizitë, nëse nuk do të kishte pasur vizitë do të ishte interesante se prej ku e ka marrë virusin. Informata më të detajuara do të marrim nesër”, tha Filipçe.

Në lidhje me informatat se janë testuar vetëm dy fëmijët e pacientes, Filipçe tha se ka informata që dhjetëra familjarë të tij janë testuar, megjithatë do t’i kontrollojë detajet dhe do ta informojë opinionin.

Ministri nuk iu përgjigj pyetjeve të Portalb.mk se si ka mundësi që nuk është testuar menjëherë sapo ka pasur simptoma, të dielën, por të nesërmen i është dhënë udhëzim për në Gastrologji, dhe më pas e kanë lëshuar në shtëpi, në Tetovë?
Është dashur që të insistojnë familjarët që ai me Ndihmë të Shpejtë të sillet në spital të Tetovës, e të testohet për virusin.  Me këtë akt të doktoreshave të Kozles, është rrezikuar shëndeti itë tjerëve. A do të ketë sanksione për mjekët dhe hetim për sjelljen e tillë të tyre?

Për atë se a kanë pajisje për mbrojtjen e punëtorëve institucionet shëndetësore të Tetovës, Filipçe tha se si Ministri u kamë bërë thirrje të gjitha institucioneve që të paraqiten për furnizim dhe se ata kanë sasi të mjaftueshme të dorezave, maskave, apo manteleve.

“Disa herë kemi bërë apel, çdo institucion publik ka për detyrë t’i mbrojë punëtorët e tyre, çdo institucion që ka kërkuar ne ju kemi dhënë, maska, doreza, mantele dhe kemi sasi të mjaftueshme. Kush na ka kërkuar ne ju kemi dhënë. Patjetër duhet dhe e ka obligim që të marrë pajisje mbrojtëse”, tha Filipçe.

I pyetur se pse kaq vonë është dashur të pritet që të fillohet me testime në Tetovë, ministri tha se testimi bëhet vetëm atëherë kur ka indikacion epidemiologjike.

Ndryshe rajoni i Tetovës ka disa pika për testim të virusit korona, të cilat janë të shpërndara në Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Reçicë të Madhe.

  • Kontakti në rast se ndjeni simptoma të virusit korona: 075240464

Në Tetovë momentalisht në vetëizolim janë 667 persona, ndërkaq në mbikëqyrje 17. Në RMV, deri më tani janë 210 persona të infektuar, prej tyre 3 të shëruar dhe 3 të vdekur.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button