Tregim profetësh në Tetovë

Historinë e tre derrkucëve besoj që e keni dëgjuar por jo edhe historinë e tre profetëve të Tetovës! Na ishte një herë një pandemi por Tetova ishte e bekuar pasi kishte tre profetët. Ata kishin përgjigje për çdo gjë, dinin gjithçka dhe ishin më të mençurit e dheut.

Besonim që Zoti i kishte bekuar duke i prekur me dorë. Tre profetët mendonin që nuk jetojnë mes nesh fizikisht por në botën hyjnore, pa çka edhe pse ishin të kapshëm për shqisat tona. Ata refuzonin të mos jepnin përgjigje që nuk dinin, pasi ata duhej të dinin çdo gjë! Ata ishin titanët, alfa dhe omega e gjithësisë, shpërthenin si supernova tek idealet e vetëknaqjes, portretizonin veten si gjithçka mbi tokë, super heronjë në çdo kohë, edhe në kohë pandemie. Ata e kishin të natyrshme jo-racionalitetin, të shisnin mend dhe që të mësonin të tjerët. Ata ishin të pandërgjegjshëm. Trillimet dhe llafet i praktikonin si hobi.

Narcizmi i kishte ngulfatur, pretendonin të kenë cilësi që nuk i kanë. Ata vuanin nga mania se duhej të dinin gjithçka dhe të flisnin për çdogjë, pa turp dhe me shumë guxim. Të mos dish gjithçka dhe të përmbahesh, për ta ishte e turpshme dhe e merrnin për dobësi. Ata i turreshin shoqërisë me iluzione patetike por për ta patetizmi ishte vizion profetik. Ata ishin prirës të çdo ideali.

Si në çdo kohë, edhe në kohë pandemie ata e ushqenin egon dhe dëshirat e tyre për t’u dalluar sa më të mençur, duke përhapur panik, ankth, stres, dezinformata tek familjet tona, pasi në këtë rast këtë dinin të bënin më mirë. Ata e shfrytëzonin krizën për dy-tre “llajka” në rrjetet sociale dhe për pak më tepër famë në shoqëri. Ata kalonin në ereksion nga kënaqesia për t’u dalluar se janë më të mençur. Ata nuk dinin të kërkojnë falje por vazhduan të hiçen si të pafajshëm. Ky tregim nuk është përalla e tre derrkucëve, por historia reale e tre “profetëve” të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button