Cërvenkovski: Nëse nuk ndryshohet Kodi zgjedhor i bojkotojmë zgjedhjet

Lideri i opozitës dhe njëherit kryetar i LSDM-së Branko Cërvenkovski për “24 Analiza” kumtoi se opozita është gjithnjë e më afër bojkotit të zgjedhjeve, sepse pushteti edhe më tej refuzon t’i pranojë vërejtjet e OSBE-ODIHIR-it për Kodin zgjedhor dhe për pastrimin e listës zgjedhore.

Javën e kaluar organi më i lartë partiak i LSDM-së doli me qëndrim me se partia nuk do të shkojë në zgjedhje nëse nuk pastrohet lista zgjedhore, nëse nuk implementohen vërejtjet e OSBE-ODIHIR-it dhe nëse nuk shkurtohen shpenzimet joproduktive në buxhet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button