Ismet Guri me polici do të dërgohet në gjykatë: Ka shkuar në punë, nuk shkon në gjykim

Pasi që i akuzuari Ismet Guri nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 3”, gjykatësja e lëndës ka dhënë urdhër për sjelljen të detyrueshme në Gjykatën Penale ku nesër do të mbahet seancë, në të cilën janë caktuar fjalë përfundimtare, njofton Portalb.mk.

Guri nuk është paraqitur në dy seancat e kaluar duke u arsyetuar se 20 vjet është i sëmurë nga diabeti dhe bie në grupin e njerëzve të rrezikuar për të cilët Qeveria ka dhënë rekomandime që të mos dalin nga shtëpia, si masë për mbrojtje nga virusi korona.

Megjithatë, gjykatësja vendosi që ai në seancë të sillet me polici, pasi që nga DAP, ku punon Guri, me kërkesë të gjykatës ka arritur njoftim se sipas nevojës shkon në punë, kështu që gjykata ka vendosur se e keqpërdor procedurën me qëllim të zvarritjes.

Akuzën për këtë lëndë e ka ngritur ish PSP, ndërkaq ka të bëjë në lidhje me parregullsitë në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Çairit.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Marija Kletniçka, ndërkaq akuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button