RMV, partitë me avazin e vjetër-kush është luftëtar më i mirë kundër koronës

Partitë politike i zbatojnë edhe gjatë kohës së virusit korona diskualifikimit ndaj njëra tjetrës, por analistët vlerësojnë se ajo mund të jetë edhe kundër produktive. Vokabulari i njohur i deritanishëm i partive, me etiketime të ndërsjella dhe ofendime nuk ndryshohet as në kohën e virusit korona, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Përfitues, turp, haram, dënim nga populli janë fjalët të cilat i përdor lideri i LSDM-së VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski drejt pushtetit, ndërsa partia qeverisëse, i përgjigjet me frazën e njohur tani më se ai i bindet Nikolla Gruevskit.

“Gjithë respektin për ata të cilët luftojnë në radhët e para kundër pandemisë, mjekët, personeli mjekësor, policët, ushtarët. Ua heqim kapelën, heronj! Ndërsa, për këto përfitues si Zaev, Filipçe, Radmila, Oliver dhe të tjerët, turp dhe iu qoftë haram që në brengën e këtyre heronjëve dhe çiltërsinë e popullit duan të përfitojnë politikisht. Kam një porosi për të gjithë ata, do t’ju dënoj populli edhe atë shumë rëndë në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të ndodhin”, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndërkaq, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thekson sukseset e qeverisë me anëtarësimin e vensit në NATO dhe me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, porositë e tyre politike kanë shumë më pak reagime në rrjetet sociale, nga ato të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërsa kanë të bëjnë me virusin korona.

Sipas, Marko Toshanovskit nga Instituti për Demokraci Societas Civilis, është e dukshëm se nga konstruktiviteti  fillestar në lidhje me virusin korona, opozita veçanërisht ka ndryshuar retorikën e saj. Ai vlerëson se komentet e pakta të politikanëve mund të jenë edhe kundër produktive në një kohë kur qytetarëve u është rrezikuar siguria fizike.

“Mendoj se lloji i tillë i etiketimit nuk do të ketë efekt sepse njerëzit në kohëra të këtilla fokusohen në porositë e atyre që mund t’u ndihmojnë”.

Mickoski të intervistën për televizionin publik tha se i vetmi që ka bërë diçka për mbrojtje nga virusi korona është ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili është në qeverinë teknike me propozim të VMRO-DPMNE-së.

“I vetmi që lufton dhe u jep mbështetje policëve dhe mjekëve është ministri Naqe Çulev. Nga ana tjetër, ju keni a e keni parë ministrin Filipçe të shkoj në Dibër apo në ndonjë klinikë t’u jep mbështetje?”, tha Mickoski.

Kryeministri Oliver Spasovski dhe Çulev, natën e parë kur hyri në fuqi ora policore, shkuan të bëjnë inspektim në terren, por ndaras, ministri me bashkëpunëtorët e tij, ndërsa kryeministri me zëvendësministren shtesë, Sllavjanka Petrovska, e cila është në qeveri me propozim të LSDM-së.

“Zënkat e këtilla partiake i bëjnë më shumë për veten se sa për qytetarët. Mendoj se qytetarët janë seriozisht të shqetësuar nga pandemia dhe nëse cilido politikan vlerëson se tani mund të fitoj pikë politike në tema të ndryshme dhe vetëm duke folur është gabim sipas meje”, tha analisti politik, Albert Musliu.

Ndryshe, deri para pandemisë së virusit korona në Maqedoninë e Veriut planifikoheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill, kështu që atmosfera mes partive ishte nxehur, ndërsa temë kryesore dukej se ishte rasti “Zhvatja”, në të cilin janë të akuzuar ish prokurorja speciale, Katica Janeva dhe showman-i, Bojan Jovanovski.

Opozita çdo ditë akuzonte pushtetin se qëndron pas “zhvatjes” ndaj biznesmenit Jordan Kamçev, i cili është dëshmitar në lëndën “Zhvatja”, ndërsa i dyshuar në rastin “Perandoria” të cilin, ish Prokuroria Speciale e ka hapur kundër tij. VMRO-DPMNE akuzonte Zaevin se është “koka: e operacionit “Zhvatja” edhe ndaj biznesmenëve të tjerë. Por, pas shpërthimit të pandemisë botërore dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe në Maqedoninë e Veriut, akuzat dhe etiketimet janë përcjellur në tema të tjera, ndërsa zgjedhje u anuluan.

Virusi korona filloi të përhapet në dhjetor të vitit të kaluar në provincën kineze Vuhan. Më vonë, u përhap gjithandej, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi më 11 mars. Vlerësohet se më shumë se një miliard njerëz në gjithë botën janë në vetë izolim, e cila është masa kryesore e qeverive për ballafaqim me përhapjen. Pas Kinës, ku lindi virusi, Italia është vendi i dytë i goditur nga virusi. Ajo momentalisht, është vatra botërore e virusit.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button