Gruevski: Cërvenkovski blen alibi për disfatën në zgjedhjet lokale

Tentimi i Branko Cërvenkovskit që të nxjerret nga përgjegjësia para partisë së vet për disfatën që e pret në zgjedhjet e ardhshme lokale, krijon bllokadë në shtet, konsideron Nikolla Gruevski.

Fajin për bllokimin e buxhetit, Gruevski e potencon vetëm në dëshirën e Cërvenkovskit që ta dëmtojë politikën e Qeverisë, e cila ka fituar besimin e shumicës së qytetarëve.

“Qëllimi kryesor i Branko Cërvenkovskit, sipas meje, është që të nxjerret nga këto zgjedhje lokale, të mos del në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të tregojë para partisë se nuk ka pësuar disfatë të re dhe se nuk duhet tërhequr nga posti i kryetarit dhe ai niset nga interesat e tij personale, madje nuk janë edhe partiake, por nga interesat e tij personale. Dhe tani mendon gjëra të ndryshme me të cilat do të bllokojë dhe do të krijojë kaos, do të kërcënojë, do të krijojë situatë në të cilën ai do të gjejë njëfarë kuptimi që të sqarojë njëherë para vetes, e më pas edhe para tjerëve pse tërhiqet dhe për këtë shkak krijon një situatë të tillë në shtet”.

Ai më tej shton se apelet e opozitës se Maqedoninë do ta godas skenari grek, për Gruevskin janë manipulime klasike, sepse siç tha, nga FMN-ja dhe Banka Botërore dy institucionet më të rëndësishme në botë, treguan se RM po udhëheq politika të mençura monetare, fiskale, deficit të mençur buxhetor i cili është forca kryesore lëvizëse për huamarrjen.

Për paralajmërimet e Branko Cërvenkovskit se do të zbatojë demokraci rrugore, Gruevski tha se kjo është e drejtë demokratike e secilit, por konsideron se Cërvenkovski duhet tani të del dhe para syve të atyre qytetarëve që protestojnë që tani dhe t’u sqarojë se ku i çon bllokimi i tij i shtetit. 

Ai potencoi se koalicioni qeveritar nuk është për zgjedhje të parakohëshme. Sot Gruevski me partnerët e koalicionit “Për Maqedoni të mirë” zhvilloi takim vjetor tradicional, në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale në shtet dhe për perspektivat e NATO-s dhe BE-së. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button