Sonte fillon raundi i dytë i negociatave të mjekëve dhe Todorovit

Greva e mjekëve është në rrugë të mbarë që të përfundojë pasi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, u pajtua me këshillin grevist të mjekëve specialistë të shëndetësisë publike dhe të gjejnë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët. 

Sonte do të mbahet takimi i dytë i ministrit me mjekët në të cilin ata do t’i cekin qëndrimet, kërkesat dhe propozimet e tyre për ndryshimin e modelit “pagesë sipas kontributit”. Nga ajo që nuk heqin dorë është pagesa e rrogës së dhjetorit në tërë dhe heqjen e videoklipeve eksplicite të reklamave të Qeverisë që kanë të bëjnë me modelin. Për mjekët këto reklama janë nënçmuese dhe të turpshme, moralisht të paqëndrueshme dhe me emetimin e tyre, i cili, sipas informatave të tyre, arrinë 500 euro në sekondë, paraqet shpenzim të madh financiar i cili mund të shfrytëzohet për qëllime më të mëdha. 

Kushti i vetëm që ta lënë grevën është ministri të pajtohet që paralelisht të ndalet dhe modeli i “pagesës sipas suksesit”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button