4.000 tonelata miell nga Serbia janë nisur për në RMV, Malit të Zi, Bosnje dhe Shqipëri

Ka nisur importi i miellit nga mullinjtë serb për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ndërkaq pritet që sasi të caktuara të dërgohen edhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Shqipëri, njoftoi drejtori i Shoqatës së Serbisë “Zhitounija”, Zdravsko Shajatoviq, njofton Portalb.mk.

Shtetet e përmendura janë blerësit më të mëdhenj të miellit nga Serbia, ndërkaq dërgesa ndaloi kur përkohësisht u vendos ndalesë të eksportit të prodhimeve bazike ushqimore për shkak të pandemisë së virusit korona.

“Dërgesat e para janë nisur përpara katër ditëve dhe po shkojnë mirë, me ngecje të vogla, siç janë problemet me kamionët dhe shoferët, të cilët zgjidhen në lëvizje. Presim që deri të shtunën më shumë se 4.000 tonë miell të eksportohen, që është bilanc i shkëlqyeshëm, pasi që disa prej mullinjve tanë kanë sasi të mëdha të rezervave, ndërkaq disa, për këtë arsye ishin përpara mbylljes”, tha Shajatoviq për “Politika”.

AI vlerësoi se Serbia ka mjaft rezerva dhe nuk ka problem që t’i kënaq nevojat e tregut të brendshëm, por edhe se lirimi i eksportit është hap i mirë që e ka përmirësuar likuiditetin e këtij sektori i cili ka pësuar dëme të mëdha, më së shumti për shkak të vendosjes së taksave dhe ndalesës së dërgesës së miellit në Kosovë.

Me vendimin e përkohshëm për ndalim të eksportit të produkteve bazike ushqimore për shkak të virusit korona dhe gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria e Serbisë u ka dalë në ndihmë kërkesave të vendeve në rajon, para se gjithash kërkesave të Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Malit të Zi, për eksportin e miellit në ato vende, duke miratuar vendim të veçantë me të cilin lejohet eksporti i miellit të grurit në këto vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button