fbpx

RMV, filloi pagesa e pensioneve të muajit mars

Pagesa e pensioneve për muajin mars ka filluar të realizohet në grupe prej ditës së djeshme. Të parët, nga pesë grupet, marrin personat me pensione më të vogla, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministra për çështje ekonomike, Mila Carovska, i është drejtuar me kërkesë para tre ditësh, Asociacionit Bankar të Maqedonisë, që për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me virusin korona, bankat të mundësojnë pagesën e pensioneve në pesë grupe të pensionistëve në bazë të shumës së pensioneve.

Pagesa e të gjitha pensioneve do të realizohet deri më 31 mars.

Pensionistët të cilët nuk kanë kartelë dhe pensionin e marrin në para të gatshme, mund të shkojnë në bankë çdo ditë deri në orën 11, pasi më pas vijon ora policore për to, deri në orën 5 të ditës së nesërme.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button