Nëse je një ekstrovert, ndiq këto udhëzime për të ruajtur distancimin shoqëror

Nëse jeni ekstrovert (njerëz që u pëlqen të kenë shoqëri të madhe, të flasin shumë, të argëtohen pa limit dhe që janë natyrë shumë entuziaste), ideja e  javëve ose muajve në distancim shoqëror mund t’ju ketë frikësuar. Ndjenjat tuaja janë normale, shkruan Class.

“Ne jemi qenie shoqërore,”- tha Jaime Blandino, një psikologe klinike në Decatur, Georgia, për CNN-in. “Klientët e mi më ekstrovertë po kalojnë kohën më të vështirë.”

Një ekstrovert është dikush që e merr energjinë nga njerëzit e tjerë. Kur ata janë vetëm, nuk dinë çfarë të bëjnë. Blandino dhe të gjithë kolegët e saj janë izoluar për shkak të virusit dhe komunikojnë me klientët e tyre përmes telefonit.

Mesazhi i saj për klientët është i thjeshtë: “Është normale të ndihesh jonormal në një situatë që nuk është normale.Unë nuk njoh askënd që nuk ka ndjerë ankth të madh kur këto rregulla të reja u vunë.”

Ja çfarë sugjerohet:

1. Përdor teknologjinë për t’u  lidhur me miqtë.

.

“Zakonet tuaja të përditshme do të prishen. Një strategji e rëndësishme është të rimendoni ato që dëshironi dhe të dilni para saj.”- tha Gretchen Rubin, autorja e  “Outer Order, Inner Calm”.

Për sa i përket lidhjes sociale, ajo tha se asgjë nuk mund të mposhtë jetën e vërtetë, por mënyra e dytë më e mirë për të bashkëvepruar mund të jetë përmes imazheve. Ka shumë aplikacione që ofrojnë video chat(e) ose mënyra të tjera të lidhjes së drejtpërdrejtë, siç është Skype. Ajo rekomandoi shkrimin e letrave fizike për miqtë apo dërgimin e mesazheve zanore në vend të atyre me tekst.

2. Po jetojmë prapa në kohë.

.

Blandino, terapisti, tha që profesionistët e shëndetit mendor kanë mbrojtur tradicionalisht përvojat shoqërore të personave që vuajnë nga ankthi dhe depresioni, duke çmuar lidhjet e vërteta mbi ato virtuale.  Kjo tani po ndryshon.

“Disa nga gjërat që rekomandojmë tani shkojnë kundër asaj që kemi këshilluar. Ne jemi kthyer prapa në kohë.”- tha ajo.

Një tjetër mundësi për tu ndier të lidhur me botën, është të prisni netët e filmit virtual, pra të shihni të njëjtin film nga vende të ndryshme, duke përdorur Netflix. Gjithashtu, mund ta lini televizorin të ndezur dhe të dëgjoni apo shihni një film ose shfaqje nga fëmijëria.

“Dëgjimi i zërave njerëzorë është qetësues,” tha ajo.

3. Praktikoni distancën fizike, jo distancimin shoqëror.

.

Sipas Dr.Don Dizon-it, një profesori të mjekësisë në Universitetin Brown, është ende e rëndësishme të dilni shëtitje, të bëni vrap, apo të dilni me biçikletë, për sa kohë që mbahet distanca e duhur nga të tjerët.

4. Gjeni kohë për të lexuar.

.

“Për t’u relaksuar, ju mund të filloni të krijoni një klub librash në Facebook.”- shtoi Dizon-i.

Ekstrovertët janë shumë të kyçur. “Kjo është një kohë për të praktikuar ngadalësimin dhe prezantimin e rutinave të reja.”- tha Blandino.

Marrja e një momenti për t’u ulur në heshtje me një libër në dorë, që gjithmonë keni dashur ta lexoni, mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të gjetur qetësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button