Si përfundim, mund të transmetohet koronavirusi në temperatura të nxehta?

Ndryshe nga ç’mund ta kishit imagjinuar, koronavirusi mund të transmetohet edhe në zona me klimë të lagësht dhe të nxehtë. Kështu bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik Shqiptar, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi i ri mund të transmetohet në të gjitha zonat klimatike, përfshirë këtu edhe zonat me klimë të lagësht dhe të nxehtë”, -thuhet në postimin e ISHP, duke u kërkuar qytetarëve të marrin masat mbrojtëse, nëse jetojnë apo udhëtojnë në zona ku ka prani të Covid-19.

“Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga virusi Covid-19 është larja e shpeshtë e duarve me ujë e sapun. Kjo eliminon virusin, i cili mund të jetë i pranishëm në duart tuaja dhe në këtë mënyrë ju shmangni infeksionin që mund të ndodhë nga prekja e syve, hundës apo gojës tuaj”, -thekson Instituti i Shëndetit Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button