Gjatë periudhës së karantinës ju mungon gjumi? Ja 4 aplikacionet që zgjidhin problemin

Ju ka ndodhur gjatë periudhës së karantinës që t’ju mungojë gjumi? Të ndenjurit brenda, puna nga shtëpia, gjimnastika apo gatimi, të kombinuara me situatën në të cilën po jetojmë, sjellin jo rrallë stres dhe ankth dhe si rrjedhim edhe një gjumë problematik… Nëse edhe ju kohët e fundit keni përjetuar një gjumë jo të shëndetshëm, kemi renditur më poshtë disa aplikacione që mund t’ju ndihmojnë të rregulloni problemin tuaj, siç dihet, teknologjia gjithmonë ëshë një zgjidhje, shkruan Class.

Mes guidave të meditimit, algoritmeve që llogarisin në mënyrë perfekte rutinën e gjumit dhe llogaritësve të orëve të gjumit, duket se kemi një shpëtim të vërtetë! Lexoni me vëmendje listën e mëposhtme…

1

.
Headspace
Ky është aplikacioni më popullor i momentit, me ndihmën e këtij aplikacioni jo vetëm do ta keni më të lehtë menaxhimin e stresit, por gjithashtu do të dëgjoni guidat e medituesve, do të lexoni historitë interesante që janë tipike për përpara gjumit si dhe muzikë qetësuese për t’i ofruar mirëseardhjen gjumit. Zakonisht, ky është një aplikacion që operon me pagesë, por me situatën e krijuar nga COVID-19, mund ta shkarkoni falas.

2

.
Calm
Calm është aplikacioni që do t’ju ndihmojë gjithashtu të “pajtoheni” me gjumin. Është quajtur ndryshe si “gjimnastika e mendjes” dhe shërben për të trajnuar mendjen me meditim dhe muzikë relaksuese. Rasti juaj do të ndiqet personalisht nga LeBron James, motivues dhe interpretues i historive të natës. Është për t’u provuar!

3

.
White Noise
Jeni duke kërkuar për melodi tipike që ju sjellin dëshirën për gjumë? White Noise është një librari muzikore, e cila përmban sugjerime nga zëra të ndryshëm. Duke dëgjuar këtë lloj muzike do të mund të qetësoheni dhe të keni një gjumë të paqtë.

4

.
Sleep Cycle
Ky është aplikacioni që monitoron dhe analizon sasinë e gjumit. Sleep Cycle do t’u njoftojë kur është koha për të fjetur dhe kur është koha për t’u zgjuar, duke monitoruar kështu sasinë e gjumit që ju bëni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button