(Video) NASA lancoi një video “Pse nuk erdhi fundi i botës”

Agjencia amerikane për hulumtim të gjithësisë – NASA me qëllim që t’i bind njerëzit se do të ketë 22 dhjetor të vitit 2012, publikoi fotografi në Youtube të quajtura “Pse nuk erdhi fundi i botës”.

Shkenctarët theksojnë se zërat, që qarkullonin në rrjtetet sociale dhe në internet se sot do të ngjajë fundi i botës, kanë dalë nga interpretimi i parregullt i kalendarit të Majëve, i cili përfundon më datën 21 dhjetor të vitit 2012.

“Ky është vetëm një cikël dhe fillimi i një të riu. Ai është sikur 31 dhjetori – kalendari nuk përfundon, por fillon vit i ri me kalendar të ri prej 1 janarit, deklaroi Don Jomas, udhëheqës i programit të NASA-s për hulumtimin e objekteve kozmike, që janë afër Tokës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button