MPJ i ktheu në RMV 42 qytetarë nga Sllovenia dhe 27 nga Turqia

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informoi se në bashkëpunim me MPJ-në, Shtabin e Krizës dhe Policinë e Sllovenisë, sot në mëngjes ka organizuar kthimin e 42 qytetarëve të RMV-së në vendin e tyre, me 16 automjete, të cilët do të vendosen në izolim të detyruar, në pajtueshmëri me masat për mbrojtje nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme është organizuar edhe transport për kthimin e 27 shtetasve të RMV-së nga Stambolli.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar falënderim deri te autoritetet sllovene, kroate, serbe, turke dhe bullgare për transitin e papenguar dhe solidaritetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button