Ronaldo tradhëton Irinën ?

Futbollisti i Real Madrid Cristiano Ronaldo është parë në fillim të dhjetorit në një hotel luksoz në Madrid me të dashurën e Berluskcnit, Nicole. Thashethemet menjëherë filluan të përhapen se ai e ka tradhtuar të dashurën e tij.

Ajo që e bën të dyshimtë këtë, është fakti se pasi kanë hyrë në hotel bashkë, ata kanë dalë të nesërmen në mëngjes, dhe këtu lind dyshimi se ata e kaluan natën bashkë.

Po ashtu të njëjtën ditë ata kanë dalë dhe kanë kaluar ditën në shopping në dyqanet e Madridit, mirëpo këto askush nuk i komentoi, as e dashura e Ronaldos, Irina Shayk.

Në anën tjetër Nicole Minetti, është ish stomatologe, e cila ia ka riparuar dhëmbët Berlusconit në incidentin të cilin Berlusconi mbeti pa dy dhëmbë.

Kohë më pas  ajo u bë anëtare e partisë së tij dhe u bë deputete në parlament.

Vitin e kaluar nëpër gazetat italiane shkruhej se ajo për Berlusconin ka organizuar ahengje me lezbike, dhe se ka pranuar që ajo ka qenë e dashura e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button