Bankat do të njoftojnë për anulim të kësteve kreditore, nëse nuk përgjigjeni llogaritet se e keni pranuar ofertën

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar dekretin me të cilin do të anulohen pagesat e kësteve të kredive nga ana e qytetarëve dhe ndërmarrjeve, por do të ketë edhe përfitime tjera për klientët e bankave dhe shtëpive të kursimit derisa të zgjatë kriza e shkaktuar nga epidemia e virusit korona, njofton Portalb.mk.

Edhe pse në dekret nuk përmendet periudha, ministrja e Financave, Nina Angellovska, në konferencë për shtyp më 22 mars, tha se do të ketë moratorium prej 3 muajve për pagesën e kësteve, dhe shtoi se, disa banka kanë disponim që ta vazhdojnë këtë afat.

Ndryshimi i kushteve për pagesë të kredisë do të kryhet në mënyrë që qytetarët nuk do të jenë të obliguar të shkojnë në filialet e bankave, edhe atë nëpërmjet:

  • Publikimit në ueb-faqen me ofertë për ndryshim të kushteve për pagesën e kredive dhe/ose
  • Njoftim nga ana e departamenteve, nëpërmjet komunikimit me shkresë ose elektronik

“Me dekretin është konstatuar se nëse personi fizik, në afat prej 10 ditëve nga publikimi, gjegjësisht marrjes së ofertës, me shkrim ose në formë elektronike nuk e njofton bankën/shtëpinë e kursimit se e refuzon ofertën e lehtësimit nga ngarkesa financiare, do të vlerësohet se oferta për ndryshim të kushteve të dakorduara është pranuar. Që t’i shfrytëzojnë ofertat e volitshme, personat juridik do të duhet që me shkrim ose në formë elektronike ta njoftojnë bankën ose shtëpinë e kursimit se e pranojnë ofertën. Nëse personi juridik nuk e bën atë, në pajtueshmëri me dekretin do të vlerësohet se oferta nuk është e pranueshme”, kumtoi Banka Popullore.

Bankat dhe shtëpitë e kursimit, qytetarëve dhe ndërmarrjeve mund t’u ofrojnë disa kushte të volitshme:

  • Anulim të kredisë, gjegjësisht grejs-periudhë për pagesë të kredisë
  • Prolongim të kredisë në periudhë më të gjatë
  • Ulje të kamatës
  • Kjo vlen për të gjitha prodhimet e kredisë
  • Kreditë shpenzuese, banesore, për automjet, hipotekë etj;
  • Kartela kreditore (minusi i aprovuar)
  • Kredi për ndërmarrje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button