LDK nuk tërhiqet, Hoti u bën thirrje deputetëve të mbështesin mocionin

Zëvendëskryeminstri i parë i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Kallxo.com, transmeton Portalb.mk.

Hoti shtoi se mocioni i LDK-së është i mbështetur në dy parime.

“E para, nuk mund të ketë qeveri demokratike në Kosovën e vitit 2020 që shkatërron raportet me SHBA-në. E dyta, në Qeverinë e Kosovës të vitit 2020 nuk ka vend për autokraci. Vetëm përmes bashkëpunimit shkojmë përpara. Në LDK mendimin ndryshe e kemi vlerë. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të mbështesin mocionin”, shtoi zëvendëskryeministri.

Hoti shtoi se kjo nuk ishte qeveri e Kurtit, por e LDK-së dhe LVV-së.

“Nuk kemi hyrë në këtë qeveri si qiraxhi por si zot shtëpie bashkë me Vetëvendosjen, si kishte vendosur sovrani. Heqja dorë e kryeminsitrit nga përgjegjësia kushtetuese për dialogun për ne ishte e papranueshme. Toneve bolshevike që vinin nga dhomat partiake e bëheshin parime në raport me miqtë ndërkombëtare, Kjo për neve është e papranuehsme”, shtoi ai.

Hoti përmendi edhe tërheqjen e kompanisë amerikane “Contour Global” nga ndërtimi i termocentralit me qymyr “Kosova e Re”.

“Është e papranueshme për ne të jemi në qeveri ku partneri jonë feston kur ikin invesitorët amerikanë nga Kosova, pavarësisht vërejtjeve që kemi ne për këtë projekt”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button