fbpx

Vazhdojnë ndeshjet e futbollit në këtë shtet evropian (FOTO)

Ndërsa kampionatet e futbollit në të gjithë botën janë ndërprerë prej krizës së koronavirusit, një në Evropë vijon normalisht. 

Në fakt “Vysheyshaya” bjelloruse nuk e vlerëson si të rrezikshme pandeminë dhe sezonin e kanë nisur në fund të javës së shkuar sipas agjendës së parashikuar. Të enjten, Energetik BGU mposhti BATE Borisovin 3-1, në ndeshjen që ngriti siparin e sezonit të ri dhe tifozët ishin normalisht në shkallët e stadiumit.

Presidenti i Federatës Bjelloruse të Futbollit, Vladimir Bazanov ishte i vendosur që kampionati të mos shtyhej.

“Për çfarë arsye nuk duhet të nisë? A ka një gjendje të jashtëzakonshme të shpallur në vendin tonë? Nuk ka situatë kritike, kështu që vendosëm ta nisim sezonin sot”, deklaroi ai javën e shkuar.

Bjellorusia ka 81 raste të konfirmuara të prekur nga Covid-19, një shifër e ulët në krahasim me shumicën e vendeve të tjera në Evropë, ndërkohë që rasti i tyre i parë i infektuar u zyrtarizua më 28 shkurt. Deri tani nuk ka asnjë viktimë.

Gjithashtu edhe për fundjavë planifikohen të luhet disa lojëra tjera.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close