Maqedoni, 55% e qytetarëve të lumtur

55 për qind nga qytetarët e Maqedonisë janë të lumtur, 56 për qind nga malazezët gjithashtu janë shprehur si të lumtur
Sllovenët janë qytetarët më të lumtur të Ballkanit, ndërsa në anën e kundërt janë serbët, tregojnë rezultatet nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Mendimit Publik, Gallup, transmeton njoftimin INA.

Në hulumtim janë matur emocionet pozitive me ndihmën e pesë pyetjeve: A jeni ndjerë mirë mbrëmë?, A e ndjeni se të tjerët ju respektojnë? A keni qeshur shumë? A keni mësuar diçka interesante? A jeni të kënaqur? Gjashtëdhjetë e një për qind e sllovenëve u kanë dhënë përgjigje pozitive pyetjeve të parashtruara, me të cilat është matur sasia e lumturisë. Pesëdhjetë e dy për qind nga serbët janë përgjigjur se janë të lumtur, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike.

Sipas anketës, 55,5 për qind nga qytetarët e Maqedonisë janë të lumtur, 56 për qind nga malazezët gjithashtu janë shprehur si të lumtur, ndërsa pas tyre vijon Kroacia me 57 për qind “të qeshur” dhe Bosnje-Hercegovina arrin 59 për qind. Me anketë janë përfshirë 148 vende në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button