Disa barna kundër koronavirusit po përdoren në Kosovë – prioritet parandalimi

Klinika Infektive në QKUK ka filluar të aplikojë protokollet e trajtimit kundër coronavirusit, të cilat janë duke i zbatuar edhe vendet e rajonit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar se kanë furnizuar QKUK-në me mbi 7 mijë tableta hydroxychloroquine (hidroksiklorokina) dhe 300 tableta të azithromicin (azotrimicina).

E infektologët thonë se ndonëse janë duke i aplikuar tek pacientët, për efektin e tyre është herët të flitet, raporton KOHA.

Vetë izolimi, sipas Valbon Krasniqit nga Klinika Infektive është faktori kryesor në parandalimin e përhapjes së virusit.

Lidhur me sasinë, Krasniqi ka bërë të ditur se ka mjaftueshëm për gjendjen aktuale.
Përndryshe, në Amerikë një person ka vdekur dhe bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ata kishin konsumuar hydroxychloroquine (hidroksiklorokina)si tentim për t’u mjekuar kundër koronavirusit, pa rekomandimin e mjekut.

Edhe në Nigeri janë helmuar disa persona, që kanë përdorur ilaçet në fjalë, pa rekomandim të mjekut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button