Filipçe: Prej sot do të jepet terapia për virusin korona, por nuk i jepet çdo pacientit

Venko Filipçe, Ministri për shëndetësi ka sqaruar se qytetaret munden të marrin tashmë kombinimin e medikamenteve kundër virusit korona, por në asnjë mënyrë vet, transmeton Portalb.mk.

“Duke e marrë parasysh se zyrtarisht mbaruan gjithë procedurat, tashmë dy pacientë në Klinikën infektive tashmë i janë nënshtruar terapisë. E nevojshme është të bëhet analizë kardiologjie EKG, për arsye se aty ka edhe një kundër efekt, pra nuk i jepet krejt pacientëve”, deklaroi Filipçe.

Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes me këtë terapi.

“Njerëzit nuk duhet të blejnë vet ose të tentojnë t’i gjejnë medikamentet, por duhet të jepen përmes mjekut specialist”, apeloi Filipçe.

Dje në konferencën për media, ministri Filipçe sqaroi se kombinimi i dy medikamenteve ka filluar të jep rezultate në luftën kundër virusit korona.

“Kombinimin që e përmban medikamenti klorkinina dhe azitromicina që u dëshmua si efektiv në më shumë vende dhe ky vendim do të aplikohet që nesër edhe në kushte spitalore edhe në shtëpiake pas indikacionit përkatës nga mjeku, pasi fillimisht nevojitet vlerësimi i gjendjes klinike dhe jepet tek një grup i caktuar dhe jo tek të gjithë”, deklaroi Venko Filipçe, pasi kishte zhvilluar takim me Agjencinë e barërave – MALMED.

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 16:00 njoftoi se ka ndërruar jetë një grua 66-vjeçare nga Dibra e cila paraprakisht ka pranuar terapi kronike për hipertension. Me këtë numri i viktimave në RMV nga virusi korona ka arritur në 3, ndërkaq numri i të infektuarve gjithsej 177.

LEXO: Virusi korona mori jetën e 3-të në RMV, 5 të punësuar në Klinikën e Dermatologjisë të infektuar
LEXO: RMV, nga nesër pacientët mund të marrin kombinimin e medikamenteve anti-Covid 19

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button