Thaçi sërish kërkoi BDI të del nga Qeveria

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot para fillimit të mbledhjes së kuvendit qendror të PDSH-së tha se ky është momenti i fundit që BDI duhet të dalë nga qeveria. Sipas tij, BDI duhet të ndalojë së mashtruari opinionin se nuk është duke ndodhur asnjë e keqe.

“Do diskutohet gjendja jo e mirë në Maqedoni sidomos sjellja joserioze e BDI-së, në anën tjetër edhe tentimi i disa funksionarëve të BDI-së dhe vetë BDI-së, për ta mashtruar opinionin se asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Maqedonia mori një dështim shumë të madh që rrezikon t’i destabilizojë edhe raportet e brendshme. Mendoj se BDI e ka momentin e fundit që ta shqyrtojë pozicionin e vet në qeveri dhe  t’i merr përgjegjësitë dhe mos të mashtrojë më se do dalë prej qeverie sot, nesër apo pasnesër, por të merr vendime shumë të qarta”, u shpreh Thaçi.

Ai gjithashtu tha se fajtorë për bllokimin nuk është Greqia por vetë qeveria. 

“Krijohet një opinion i rrejshëm se tjerët i kanë fajet, Greqia s’na le na bllokon, por faktet janë të reja, pozicioni i Bullgarisë i Francës, tregojnë se punët tona nuk shkojnë si duhet dhe fatkeqësisht qeveria, sidomos BDI-ja sillet në mënyrë shumë joserioze. Situata dita ditës po eskalon dhe jemi  në një mundësi të destabilizimit më të gjerë të situatës së brendshme”. 
PDSH pas kuvendit pritet të del edhe me konkluza për situatën politike në vend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button