BE-ja do të rialokojë 373 milion € për RMV-në dhe Ballkanin Perëndimor

Oliver Varhelyi, eurokomisioneri për zgjerim në BE në Twitter ka informuar se BE-ja ka ndarë 38 milion euro për 6 shtetet ballkanike për luftën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu, ai shtoi se parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Oliver VarhelyiI shkrova Kryeministrave të partnerëve tanë #Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #Koronavirus. Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Ndryshe, dje Varhelyi tha se ndihmat nuk do të jenë thjesht tek pajisjet mjekësore, por edhe tek instrumentet financiare për të luftuar krizën ekonomike.

LEXO: Oliver Varhelyi: BE mbështet Ballkanin Perëndimor për luftimin e virusit korona

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button