RMV, Sot dhe nesër kufizime të reja për qarkullimin e qytetarëve

Oliver Spasovski, kryeministri i RMV-së në konferencën për media gjatë javës informoi për masat e reja për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Me qëllim mbrojtjen më të madhe të vendbanimeve nga përhapja e virusit korona, Qeveria vendosi për masa shtesë për qarkullim në vendbanimet tona gjatë kohës së fundjavës, sqarojnë nga Qeveria e RMV-së.

“Ndalohet lëvizja e gjithë qytetarëve gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) nga ora 16:00 deri në ora 05:00”, raportojnë nga Qeveria.

“Gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private gjatë fundjavës duhet të mbarojnë procesin e punës deri në ora 15:00”, deklarojnë nga Qeveria.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të vazhdohet me të gjitha masat që janë marrë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button