Presidenti Ivanov mirëpret propozimet e Nimetz

Presidenti Gjogje Ivanov pret që ndërmjetësuesi i KB-ve, Matthew Nimetz, i cili në fillim të janarit vjen në Shkup dhe në Athinë, që të prezantojë nisma dhe ide të reja për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Shpresojmë se do të kemi nisma të reja dhe ideja të reja për të cilat do të duhet të diskutojmë. Pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të KB-ve Ban Ki Moon në Maqedoni, gjendjet po ndryshojnë. Po ndjehet angazhimi dhe këmbëngulja e tij personale që Nimetz të jetë më aktiv që të mund procesi të zhvillohet dhe të mos qëndrojë në vend, deklaroi presidenti Ivanov në intervistë për MTV-në.

Lidhur me buxhetin, presidenti Ivanov u shpreh se “deputetët e kanë marrë mandatin që të kujdesen për interesat shtetërore të Maqedonisë. Atyre u është dhënë mundësia që ta bëjnë jetën më të mirë, ndërsa buxheti është bazë me të cilën i përmbush detyrat ndaj shoqërisë dhe ndaj qytetarëve të vetë”, deklaroi Ivanov.

“Një shtet me shumë investime të huaja dhe një shtet në të cilin do t’i posedoni të gjitha teknologjitë e reja. E gjithë kjo që po ngjan në botë t’i kemi edhe në Maqedoni. Maqedoninë e shoh si një vend të suksesshëm, këto janë pritjet e Ivanovit për vendin deri në fund të vitit 2017. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button