fbpx

Opozita ende kokëfortë, nuk lëshon pe për buxhetin

Opozita nuk ka lëvizuar nga pozicionet e deritashme për mënyrën si të shqyrtohen mbi një mijë amendamentet e saj për projekt-buxhetin e vitit 2013. 

Takimi koordinues po bën pauzë pas dy orësh diskutim të pasuksesshëm mes grupeve parlamentare. 

Jozyrtarisht, mësohet se opozita kërkon t’i mundësohet asaj diskutimin një për një të amendamenteve, kurse VMRO-DPMNE insiston që Qeveria të përgjigjet përmbledhurazi për amendamentet, me qëllim të mos vonohet miratimi i projekt-buxhetit. 

Burime të partive në pushtet, kanë njoftuar se opozita ka dalë më propozim që t’i unifikojnë amendamentet, gjegjësisht të ulin numrin e tyre me qëllim të shkurtohet kohëzgjatja e shqyrtimit të amendamenteve, por informata e tillë ka mbetur e pakonfirmuar nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë.

Takimi koordinues pritet të vazhdojë pasdite. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button