Në hotelieri kanë mbetur “pezull” 29.000 vende pune, kërkohen masa urgjente nga Qeveria

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë deri 50 punonjës, kompanitë familjare dhe sipërmarrësit janë më të goditurit me gjendjen e re të shkaktuar nga Kovid-19. Subjektet veprimtaria kryesore e të cilëve është hoteleria, i kanë vënë drynin dyerve, pas urdhëresës së Qeverisë për mbyllje të tyre, ndërkaq për shkak të rrezikut nga përhapja e infeksionit të virusit.

“Shëndeti i qytetarëve është gjëja më e rëndësishme, mirëpo nuk guxon të lejojmë të dështojë kjo veprimtari dhe të punësuarit të ngelin pa asnjë të ardhur për mbijetesë”, thotë mesazhi i pres konferencës sotme të Odës Turistike hotelerike, pranë Lidhjes së Odave ekonomike, në të cilën kanë propozuar masa për zbutje të pasojave.

Sipas Martin Angellovskit nga Grupacioni për Hoteleri, të gjitha shoqatat e hotelierëve në qytetet e vendit gjenden në të njëjtën pozitë. Krahas rrezikut nga koronavirusi, ata luftojnë për ruajtjen e vendeve të punës dhe druajnë që ka mundësi këto ndërmarrje të vogla të dështojnë tërësisht.

“Pa ndihmë, çdo ditë që kalon është harxhim të cilin nuk mund ta mbulojnë nga burimet vetjake. Këto subjekte janë mikro dhe të vogla, kurse për shkak të Urdhëresës kemi zero të ardhura në këtë veprimtari dhe nuk mund t’i mbulojmë shpenzimet. Shumica nga ne shfrytëzojnë kredi prej bankave komerciale, për të cilat ende nuk ka vendim për moratorium sikur në shtetet tjera. Të gjithë jemi duke u përpjekur të bëhemi pjesë e zgjidhjes së problemit, mirëpo me çdo ditë që kalon realiteti tregon sa jemi financiarisht inferior për t’i bërë ballë kësaj periudhe, deri në çrrënjosje të Kovid 19. Do të ishim tejet të kënaqur nëse për veprimtarinë tonë gjendet mënyrë dhe miratohen masa konkrete të cilat do të na mbajnë në jetë”, tha Angellovski.

Ai shtoi që për atë qëllim më tepër se 1.000 objekte hotelerike nga gjithë vendi janë konsultuar ndërmjet vete, nga sektori i cili punëson mbi 29.000 njerëz, nëse përfshihet edhe numri i familjeve më të ngushta.

“Kjo është shifër serioze të cilët nuk mund ta bajmë, pa masa adekuate të Qeverisë dhe të bankave. Shpresojmë që kjo krizë pandemie nuk do ta rrezikojë ekonomikisht ekzistencën e të punësuarve tanë”, deklaroi ai he theksoi se qëllimi i mbështetjes nga shteti, nuk do të ishte të shpëtohen profitet e humbura, me sukses të tejkalohet kjo agoni pasigurie dhe e dëmeve nga pandemia, e cila çdo ditë gjithnjë e më tepër bën shtypje të mbyllen subjekte hotelerike dhe të gjithë të mbesin pa punë.

Propozim masat e hotelierëve janë: subvencionim i bruto pagës minimale për të punësuarit, në periudhën derisa zgjasin masat parandaluese, prolongim i arkëtimit të obligimeve tatimore dhe akontacioneve në 6 muajt e ardhshëm, ngrirje dhe riprogramim i obligimeve sipas kredive dhe kamatave si dhe obligime tjera të matura ndaj bankave deri në përfundim të krizës dhe të funksionojë urgjentisht dhe pa prolongim hapja e linjave kreditore me kamatë të subvencionuar. Gjithashtu, propozohet të mos aplikohet Ligji për disiplinë financiare në 3-5 muajt e ardhshëm, të ketë pagesë të prolonguar të të gjitha shpenzimeve për regjim, deri në përfundim të pandemisë, të mos shkyçen objektet për shkak të mos pagesës së ujit, rrymës dhe shërbimeve tjera, të mos arkëtohet tatim personal dhe TVSH për qiratë.

Nga Oda Turistike Hotelerike thonë që pasojat nuk janë vetëm shëndetësore dhe ekonomike, por që ekziston edhe ngarkesë tepër e madhe psikologjike mbi të punësuarit të cilët nuk e dinë nëse dhe kur do të kthehen në punë.

Sipas Odës, masat e propozuara nga Qeveria për momentin nuk i zgjidhin problemet dhe nuk do të ndihmojnë për tejkalim të problemeve financiare, por do të ketë ngarkime me borxh në mënyrë plotësuese. “Tash më 10 ditë paralajmërohen masa, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk dimë ku të paraqitemi, as si të parashtrojmë aplikacione për ndihmë. Pakoja e masave do të hyn në fuqi nga prilli, ndërsa ne më tepër se gjysmë muaji nuk kemi aspak të ardhura. Për momentin kemi problem me pagën për marsin, kurse nuk e dimë si organet kompetente do të gjejnë para për pagesë të kontributeve për prill dhe maj. Jemi të përgatitur të ndihmojmë në suaza të mundësive që kemi, kemi rezerva ushqimore, mund të sigurojmë shujta për personat të cilët janë në izolim, për pikat policore dhe gjithkund ku ka nevojë”, tha Angellovski. Ai shtoi që, organet kompetente duhet t’u tregojnë hotelierëve çfarë ndihme parashohin për ata, që të mund punonjësit të cilët do të jenë të çlajmëruar dhe të cilët do të mbesin pa punë me përfundim më 31 mars, të aplikojnë me kohë për masa tjerë për ndihmë, të mos mbesin pa asnjë të ardhur. Ata hotelierë që do të mbijetojnë pas krizës, kur të krijohen kushte për restartim, paralajmërojnë që do t’i kthejnë të njëjtit punonjës në vendet e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button