Ministri Filipçe nuk këshillohet me juristin Todorov, por me epidemiologun Danillovski

Burimi: KriThink 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filip[e, ishte mysafir më 22 mars në emisionin “Detektor” në televizionin Sitel, ku u përgjigj në pyetjet e qytetarëve në lidhje me koronavirusin. Në njërën nga përgjigjet ai zbuloi se këshillohet me një epidemiolog të njohur dhe ish-ministër të shëndetësisë, duke mos e përmendur fare emrin e tij.

Linku deri te artikulli origjinal:  “Ministri i vdekjes” nuk është më i tillë, Filipçeja për çdo ditë dëgjohet me Todorovin

Data dhe koha e publikimit: 22.03.2020, 18:01

Data e recensionit: 23.3.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Pyetja nga gazetarja në emision ishte:

Lideri i opozitës ju akuzoi se ata mjekë që punojnë në shëndetin publik që gravitojnë afër VMRO-DPMNE-së lihen anash dhe nuk shfrytëzohen njohuritë e tyre. A është e vërtetë kjo?

Në një përgjigje të gjatë dhe gjithëpërfshirëse, ministri sqaron se interesat e përditshme politike nuk janë aspak të rëndësishme në trajtimin e koronavirusit, se u shmanget insinuatave të tilla për shkak të seriozitetit të situatës, dhe se këshillohet me një ish-ministër të shëndetësisë, i cili është specializuar në epidemiologji, dhe i cili është nga partia VMRO-DPMNE. Emri i ish-ministrit të shëndetësisë nuk është përmendur fare nga ministri Filipçe.

Paraqitjet publike nuk i kam përdorur për asnjë qëllim politik. Kjo është një çështje shumë serioze që i tejkalon interesat e politikës ditore dhe përpjekjet për të arkëtuar pikë politike. Në kuadër të Komisionit për Sëmundje Infektive, ka ekspertë që punojnë atje për vite me rradhë. As që e di se çfarë përkatësie politike kanë. Njerëzit që punojnë drejtpërdrejt, infermierët dhe mjekët, gjithashtu. Ne duhet ta kapërcejmë këtë çështje për të fituar pikë politike kur bëhet fjalë për shëndetin publik. Për çdo ditë komunikojmë dhe marr këshilla nga një ish-ministër i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili ka ekspertizë në fushën e epidemiologjisë, dhe këtë e përdorim për të shkëmbyer përvoja, këshilla etj. Nuk ka ndarje të asnjë mjeku, infermiereje, punëtori shëndetësor kur bëhet fjalë për këtë punë. (minuta 28 e 47 sekonda deri në minutën 29 minuta e 30 sekonda).

Megjithatë, në tekstin që e recensojmë, në deklaratën e ministrit është shtuar një pjesë të cilën ai fare  nuk e thotë.

E ajo është se ish-ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, përndryshe jurist me profesion, është konsulent i Filipçes për këshilla profesionale dhe ekspertizë në fushën e epidemiologjisë. Informacioni i këtillë nuk është i vërtetë.

Për çdo ditë komunikojmë dhe marr këshilla nga një ish-ministër i shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, i cili ka ekspertizë në fushën e epidemiologjisë. Këtë e përdorim për komunikim shumë të përshtatshëm, për shkëmbim përvojash dhe këshillash. Nuk ka këtu ndarje të asnjë mjeku në baza politike, theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Informacioni i pasaktë jo vetëm që plasohet sikur është thënë nga Filipçeja, por gjithashtu është plotësuar me insinuata, për gjoja zënkë ndërmjet partish dhe për nxitje të saj:

Kur LSDM-ja ishte në opozitë, ajo nuk kurseu fyerje dhe gjuhë të ashpër të urrejtjes ndaj ministrit të atëhershëm të shëndetësisë, Nikolla Todorov. Etiketa më e rëndë që ia ngjitën ishte “ministër i vdekjes”. Por, sot kjo nuk vlen. Todorovi, për ta më nuk është “ministër i vdekjes”, por ekspert që i ndihmon ata me këshilla për luftimin e koronavirusit.

Titulli, megjithëse është përgjithësisht spekulues dhe senzacionalist, në fakt është i pasaktë, ndërsa e njëtja vlen edhe për tekstin. Demant arriti dhe nga ministri i shëndetësisë, i cili shpjegoi se epidemiologu ekspert dhe ish-ministër nga radhët e VMRO-DPMNE-së është në fakt profesor doktori Dragan Danillovski.

Mediat duhet gjithmonë t’i transmetojnë deklaratat me vërtetësi dhe saktësi, veçanërisht në gjendje të përhapjes së sëmundjes ngjitëse dhe të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, e cila është me interes për çdo qytetar. Përmes këtij publikimi, dikush mund të dyshojë se autoritetet shëndetësore konsultohen me njerëz që nuk janë ekspertë të fushës, si në këtë rast, se gjoja një jurist është konsultuar për epidemiologji.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button