Virusi korona, priftërinjtë nga Kavadari i ftojnë besimtarët në kishë: Më mirë të vdesim se të jetojmë pa Jezusin

Priftërinjtë nga kishat e Kavadarit kanë mbajtur liturgji kundër virusit korona. Ata janë lutur për shpëtim të njerëzimit. Ata kanë hipur mbi një automjet të hapur dhe kanë kaluar nëpër qytet dhe të njëjtin e kanë shenjtëruar, njofton Portalb.mk,

“Në të gjitha masat mbrojtëse kundër virusit korona u pa virusi i pabesisë. Të parët të cilët thanë të mbyllen kishat dhe të mos mbahet liturgji janë ata besimtarët e rrejshëm të cilët asnjëherë nuk janë pastruar. Djalli nuk ndalet dhe nuk fle dhe dëshiron që t’i largojë njerëzit nga kungata e shenjtë. Jemi dëshmitarë të veprimeve të tilla, në drejtim të kundërt ndaj pagëzimeve dhe bashkimit. Në kohën e pandemisë, kur gjithkund fabrikat punojnë me të gjitha kapacitetet, neve na thonë se në kisha do të infektohen nga bashkimi! Të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, lebrozë e tuberkulozë janë bashkuar, dhe priftërinjtë kanë mbetur të gjallë dhe të shëndoshë, a ashtu siç e shohim edhe vetë, jetëgjatë dhe me shëndet të mirë”, përpara kishës së Shën Sofjes në Kavadar apeluan priftërinjtë e Kavadarit, duke i bindur besimtarët se nuk duhet që të frikësohen që t’i pranojnë priftërinjtë nëpër shtëpitë e tyre.

“Ju garantoj dhe apeloj që të vini në kisha, t’i puthni ikonat dhe të bashkoheni pa frikë. Kishat janë lutje dhe temjan që kanë luftuar kundër sëmundjeve. Nëse ashtu lehtë do të shpërndaheshin sëmundjet nga ikonat, kisha do të ishte zhdukur. Çdokush stresohet nga mendimi i vdekjes, a ringjallja është shërim për atë frikë. Kur të ringjallemi do të jetojmë jetë të përjetshme, jetë i cili nuk ka fund. Më mirë është që të vdesim të bashkuar me Jezusin, se sa të jetojmë pa Jezusin”, është vetëm një pjesë e fjalimit të priftërinjve i cili i ka tronditur qytetarët, pasi që në kohën e pandemisë, përskaj izolimit, kanë thirru në tubime në kisha.

Ky fjalim është në kundërshtim me vendimet e Qeverisë, i cili ka ftuar që qytetarët të mos tubohen askund, madje ka ndëshkim nëse kudo në publik mblidhen 5 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button