Princi Çarls është infektuar me koronavirusin e ri

Princi Çarls në Mbretërinë e Bashkuar, 71 vjeç, është infektuar me koronavirusin e ri. Ai po shfaq simptoma të buta “por përndryshe mbetet në shëndet të mirë”, tha një zëdhënës.

Gruaja e tij Kamilla, gjithashtu është testuar, por nuk ka virus.

Princi dhe Dukesha janë izoluar ka thënë zëdhënësi për të shtuar se “nuk ishte e mundur të konstatohej se nga kush është infektuar Princi Çarls, transmeton REL.

Angazhimi i fundit në publik i Princit Çarls ishte më 12 mars – në të njëjtën ditë kur pa për herë të fundit me nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth.

Zyrtarët e Pallatit thonë se Mbretëresha vazhdon të ketë “shëndet të mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button