Davutoglu: Miqësia me Maqedoninë do zgjasë deri në ditën e gjykimit

Njeriu i parë i diplomacisë turke sot e riafirmoi përkrahjen për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, si dhe përkushtimin për përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në planin politik, ekonomik dhe kulturor.

“E përkrahim fuqishëm kandidaturën e Republikës së Maqedonisë në NATO, ndërsa ambasada e Turqisë në Shkup do të jetë një tregues i fuqishëm i bashkëpunimit tonë të qëndrueshëm e cila me kalimin e kohës vetëm  do të përforcohet. Ashtu si edhe njëzet vitet e fundit, ky bashkëpunim do të zgjasë deri në pafundësi”, u shpreh Davutoglu. 

Në takimin e tij me ministrin Poposki nuk u anashkalua as tema për fundin e botës, ku Davutoglu theksoi simbolikën e vizitës së tij në Shkup pikërisht në këtë ditë.

“Nëse sot është fundi i botës sipas kalendarit të Majëve, atëherë dua që fati të më gjejë në Shkup. Shkupin e shoh si shtëpinë time. Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë do të jetë deri në ditën e fundit të kësaj bote. Kuptohet, ditën e gjykimit mund ta dijë vetëm Zoti, megjithatë, të jeni të sigurt që miqësia ynë do të vazhdojë deri në atë ditë”, është shprehur ministri turk i punëve të jashtme Ahmet Davutoglu ka thënë në shenjë respekti dhe mirënjohje të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button