RMV, nevojiten investime serioze që të zvogëlohet humbja e ujit të pijshëm

Sistemet e ujësjellësit në komunat e Maqedonisë së Veriut janë të vjetra prej disa dekadash dhe në momentin u nevojite investime serioze që të zvogëlojnë humbjen e ujit të pijshëm. Të dhënat të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe shërbime të ujit për vitin 2018 tregojnë se përqindja e ujit që nuk paguhet është mes 32 dhe 78 % në nivel vjetor te ndërmarrjet publike komunale nëpër komunat e vendit, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në këto përqindje të mëdha të ujit të papaguar nuk hyjnë të ashtuquajtura humbje administrative të ujit, të cilin vetëqeverisjet lokale  e harxhojnë për ujitje të gjelbërimit, mirëmbajtjen e burimeve, toaletet publike dhe për nevoja të tjera.

“Përqindja e lartë dhe sasia e ujit të papaguar është indikator se është e domosdoshme të përforcohet kapaciteti i punës dhe urgjentisht të ndryshohet mënyrë e punës së dhënësve të shërbimeve të ujit”, theksuan nga KRE.

Nga ky komision potencuan se, çdo dhënës i shërbimit të ujit në procesin e vërtetimit të tarifës sipas së cilës do të shesin ujin duhet t’iu dorëzoj konsumatorëve rezyme për prioritetet e investimeve. Çmimi i ujit të pijshëm që e paguajnë qytetarët caktohet nga ana e tij në bazë të metodologjisë, në të cilën është i përfshirë edhe kriteri përmes investimeve të krijohen kushte që sistemet për furnizim me ujë të sigurojnë funksionim të qëndrueshëm të të njëjtave dhe të përmirësohet cilësia e shërbimeve të ujit. Në periudhën e kaluar, ka ekzistuar trend i uljes së përqindjes të ujit të papaguar në nivel vjetor, por ajo nuk është e mjaftueshme.

KRE thekson se duhet të përpunohen balance reale vjetore të ujit për sistemin e furnizimit të ujit, të kryhet inspektim vizual i ujësjellësve dhe i rezervarëve që të zbulohen dhe të hiqen rrjedhat e ujit të pijshëm, si dhe të identifikohet ai segment i infrastrukturës që është në gjendjen më të keqe dhe pikërisht ai të përfshihet në planin investues.

Përkundër investimeve që ndërmarrjet publike komunale duhet t’i sigurojnë vetë përmes pagesës efikase të faturave të ujit, shteti përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, merr pjesë me mjete të veta në avancimin e sistemeve të ujësjellësit në vend. Pjesa më e madhe e investimeve të shtetit vijnë pikërisht përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në periudhën prej vitin 2017 deri në 2019, përmes kësaj ministrie kanë përfunduar 29 projekte në vlerë prej 9,1 milionë euro, me të cilat kanë ndërtuar apo rindërtuar rreth 40 kilometra rrjet të ujësjellësit që përfshin 310.300 banorë nga vendi jonë, informuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

“Vetë komunat bëjnë prioritet se cilat projekte do të realizohen në kuadër të buxheteve të caktuara për këtë gjë përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve”, thanë ata.

Nga kjo ministri potencuan se, momentalisht realizohet 23 projekte infrastrukturore në gjithë vendin, mes të cilave janë edhe përpjekjet për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen Maxhir Maalo të Shkupit, Veles, Manastir, Raadovish dhe Kavadar. Megjithatë, në vetë autoritetet komunale dhe ndërmarrjet e atëhershme i lihet mundësia të vërtetojnë projektet me prioritet, të cilat më pas financohet përmes huazimit nga Banka Evropiane për Investim, prej ku huazimet e njëjta miratohen. Pas kësaj, si pasojë e kësaj, vetëqeverisjet lokale përcaktojnë nëse huazimet e këtilla do t’i shfrytëzojnë për zvogëlim të humbjes së ujit të pijshëm apo për projekte të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button