Nga 1 janari çdo qytet me barnatore të kujdestarisë

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) nga 1 janari fillon me barnatoret e organizuara në kujdestari me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së vazhdueshme shëndetësore të personave të siguruar gjatë mbrëmjes, gjatë fundjavës dhe festave shtetërore në pajtim me nevojat e popullatës, si dhe për sigurimin e pandërprerë e barnave me recetë të listës së barnave që i përkasin Fondit, deklaroi drejtori i FSSHM-së, Jovon Gërpovskin.

“Së bashku me Odën farmaceutike erdhëm deri te zgjidhja që në qytetin e Shkupit (komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, Çair dhe Kisella Vodë), si dhe në qytetet e Manastirit, Kumanovës, Prilepit, Tetovës, Ohrit, Strumicës, Velesit, Kavadarit, Shtipit, Koçanit, Strugës dhe Gostivarit, ku ka mbi 30.000 të siguruar dhe së paku 15 barnatore në nivel qyteti, të ketë barnatore të kujdestarisë të cilat do të punojnë gjatë mbrëmjes dhe për festa, theksoi Gërpovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button