Zjarr në Strumicë, u dogjën hapësirat e TV kanalit “Vis”

Tani për tani për arsye të panjohura, rreth orës 2 të mëngjesit ka shpërthyer zjarr në objektin e kazermës ushtarake, në të cilën gjendet edhe TV kanali rajonal i Strumicës “Vis”. Tërësisht është djegur studio, pjesa teknike dhe e redaksisë, nuk ka të lënduar, njofton Portalb.mk.

Më shumë se 6 orë ka zgjatur fikja e zjarrit nga ana e zjarrfikësve të Strumicës, të cilët kanë qenë me disa automjete në objekt, në të cilin funksionojnë edhe tjera subjekte afariste.

Nga televizioni njoftojnë se ekipet do të vazhdojnë me punë, por në platformat tjera të komunikimit.

“Me këtë rast, TV “Vis” i ka lënë shikuesit pa përmbajtje. Ekipet televizive do të punojnë edhe më tej në terren, do t’i informojnë qytetarët për gjithçka që ndodh në rajon nëpërmjet ueb-faqes, faqes së Facebook-ut, ndërkaq lajmet do të transmetohen në kanalin zyrtar të televizionit në Youtube”, thonë nga televizioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button