Seancë e Kuvendit të Kosovës për votim të besimit të Qeverisë së Kurtit

Kuvendi i Kosovës sot pritet të zhvillojë seancën e saj të jashtëzakonshme plenare, në të cilën do të diskutohet kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për votëbesimin e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, pas debatit të gjerë mes anëtarëve të Kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare për kushtet me të cilat disponon Kuvendi për mbajtjen e seancës së tillë, duke marrë parasysh masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë së virusit Kovid-19, megjithatë u vendos të konvokohet seancë e jashtëzakonshme sot në orën 11:00.

Katër anëtarë votuan për mbajtjen e seancës, dhe kundër ishin dy nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

Mocionin e mosbesimit të Qeverisë, në të cilën pjesë e saj është dhe vetë LDK, kjo e fundit e ngriti prej se kryeministri Kurti para një jave, më 18 mars e shkarkoi ministrin e tij të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kërkuar partnerit aktual të koalicionit të tërheq vendimin, të kërkojë falje për shkeljen e marrëveshjes së koalicionit, si dhe menjëherë dhe pa kushte të heqë tarifën prej 100 për qind të importit nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, siç kërkohet nga SHBA-ja. Pasi VV i refuzoi këto kërkesa, LDK siguroi mbështetje nga partitë opozitare, mblodhi nënshkrimet e nevojshme nga deputetet dhe të premten më 20 mars parashtroi kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për votim të mosbesimit të kabinetit të Kurtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button