India do të izolohet plotësisht

India, shteti i dytë më i populluar në botë, ka shpallur izolim nga orët e para të së mërkurës, për 21 ditë.

“Do të ketë ndalim të plotë të daljes nga shtëpitë tuaja”, ka thënë kryeministri, Narendra Modi në një fjalim televiziv.

Deri më tani është raportuar për 482 persona të infektuar me koronavirus dhe nëntë persona të vdekur në këtë shtet, transmeton REL.

Kryeministri Indian, Narendra Modi u ka thënë indianëve që “të harrojnë” daljen nga shtëpitë e tyre në ditët në vijim.

Teksa i është drejtuar kombit, ai ka thënë se “distancimi shoqëror” është mënyra e vetme për ta luftuar virusin në këtë shtet.

Kryeministri indian ka thënë se disa njerëz në këtë shtet, e kanë keqinterpretuar këtë koncept dhe nuk kanë vepruar me “përgjegjësi në ditët e fundit”.

Ai ka thënë se izolimi do të ruajë shumë jetë të indianëve”.

Ai ka prezantuar një fond prej rreth 2 miliardë dollarëve për luftim të virusit dhe është zotuar për përmirësim të qendrave shëndetësore në këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button