Sasoli: Vendimi për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë lajme të mira në kohë të vështira

Vendimi i ministrave për çështje evropiane për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, paraqesin lajme të mira në këto kohë të vështira, vlerësoi kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli.

“Disa lajme të mira në kohë të vështira: ministrat për çështje të BE-së thanë OK për negociatat aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Liderët duhet ta konfirmojnë këtë. Parlamenti Evropian gjithmonë e ka mbështetur të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Na duhen lidhje të forta me fqinjët, tani se kurrë më parë”, publikoi në Sasoli në llogarinë e tij në Tuiter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button