fbpx

Shteti social, Pandemia covid-19, Ekonomia apo jeta?

Jemi mbyllur prej dy javësh, duke bërë punë në distancë, shumica  nga ju keni mund vet të konstatoni se ’’Puna në distancë është e nevojshëme, por keni kujdes, kjo krijon dehumanizimin’’ ! Bota veç tani përballet me sfidat që i kemi të njohura; ndryshimet klimatike, përqendrimet financiare, zhvillimi ekonomik, pabarazi në rritjen ekonomike, teknologjia hi-tech. Por, duke i lërë të gjithë sfidat anash, një fenomen që ka emergjuar mbi horizont është si të mbrohet shëndeti i njeriut nga virusi Covid-19 ? Çka ne mundemi të konfirmojmë  është se një formë e re e mbrojtjes sociale (shëndetit) dhe lufta për një rend botëror liberal janë në koluzion.

Sot, shteti social liberal nuk dëshiron ose heziton që  të përballet me sfidat, me duetin Tromp-Jonson, në nivelin ekonomik për të promovuar dhe mbrojtur tregtinë e lirë dhe në nivelin politik dhe social të drejtat individuale përballë çdo ndërmjetësimi të Shtetit. Dueti Tromp-Jonson për virusin Covid-19 që është duke marrë jetat e njerzve e marrën shumë lehtësishtë duke dërguar mesazhe tetstuese se kjo është një virus gripalë si të tjerët. Prezidenti Donald Tromp (SHBA) deklaron i rethuar nga stafi i tijë se është një punë e thjeshtë veç nuk duhet të prekim ftyrën, deklaron ‘’Kam haruar kur e kam prek ftyrën edhe pse duhet prekur ftyrën’’ kurse Kryeministri Boris Jonson(BM) lanë duarët me sapun para ekraneve televizive duke deklaruar se është një punë thjeshtë e rendontë, pastaj ndron mendjen për të urdhëruar izolim të popullsisë britanike, çfar arogance nga dy liderët liberal, krejtë kjo që mos prishin hesapet e ndërmarjeve internacionale po luajnë lojëra theatrale.

Në kampin ekonomisë-sociale në kontinentin e vjetër- Europë-  duhet nënvizuar se Shtetët skandinave dhe Zvicëra qëndrojnë më mirë me sistemin shëndetsor se Faranca, Italia, Spanja etj. Një kordinim i sistemeve shendetsore  është i domosdoshëm në mes këtyre shteteve dhe më gjërë për të ndalur pandemin Covid-19 që bënë kërdi në kontinentin e vjetrë.

Nëse demokracitë liberale duan të vazhdojnë të përparojnë qytetarët e tyre, ata kanë nevojë për një formë të re të mbrojtjes sociale (shëndetit). Dhe, për të qenë në gjendje të përballojmë këtë reformë, ata duhet të inkurajojnë atë çka shoqëria dëshiron të promovojë dhe dekurajojën atë që e dëmton atë. Bëhet fjalë këtu për trajtimin e kësaj çështje duke integruar ndryshimet e mëdha që po shtrëngojnë sistemin e shtetit social-sistemet shëndetsore- siç u konceptua pas Luftës së Dytë Botërore.

Ekonomia apo jeta ? Shëndeti, si baza e padukshme e tregut.! Dilema është e pashembullët. Sot është e pa durueshme të sakrifikosh jetën e të moshuarve dhe të prekurve ose të sakrifikosh mbijetesën ekonomike të shumë të rinjve dhe të firmave private. Prandaj,  faji shkon tek, politikanët, qendrat financiare, biznesi i madh, që  janë bërë të gjithë bashkë për të promovuar politika që shkurtojnë në mënyrë drastike buxhetet për shëbimet publike, nga arsimi në kujdesin shëndetësor, duke i injoruar kështu në mënyrë paradoksale.

Por, sot mundet me theksuar se një mjedis i ri shoqëror  identifikohet me elenentin e ri virusin Covid-19  një pandemi që ka marrë deri sot mbi 17’000 jeta et ka prek mbi 300’000 njerëz dhe ka vendos në izolim një popullsi mbi dy miliard të popullsisë botrore, dhe këtu dojsha të dalë me precizuar. Përballë kësaj pandemie botrore, si të ja bëjmë? Ne do të duhet të konsiderojmë se një reformë liberale e shtetit social kalon nëpërmes kujdesit shëndetësor dhe perfeksionimit të sistemit shëndetësor që po bëhet më i kushtueshëm.  Shtetët duhet të investoj më shumë në mbrojtjen kolektive për ata që e finacojn, kontribusit,  dhe të vij në ndihmë atyre që kanë finacuar më shumë dhe tash kanë më shumë nevoj, të moshuarit, siduket dhe një solidarizim i brezave vjen në shprhje.!

Ajo që shton ndjenjën e krizës është fakti që pandemia që ka shkaktu virusi Covid-19 kërkon një formë të re të solidaritetit përmes distancimit shoqëror. Shihetë një solidaritet midis brezave, midis të rinjve dhe të moshuarve, midis dikujt që nuk e di se mund të jetë i sëmurë dhe dikujt që mund të vdiste nga ajo që i pari nuk e di, një solidaritet midis dikujt ai që mund të ketë humbur punën e tij dhe dikush që mund të humbasë jetën e tij.

Sot ky  solidaritet me tjerët në distancë kërkon izolim dhe copëzon trupin shoqëror në njësitë më të vogla të mundshme, kjo po ndërlikon organizimet tona, takimet tona, komunikimet tona – përtej shakave dhe videove të panumërta të shkëmbyera në rrjetet sociale- jam i bindur që në botën pas  Covid-19, jeta virtuale në distanca të gjata do të ketë fituar një autonomi të re pasi që tani  jemi detyruar të zbulojmë potencat tona!

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close