OKB pezulloi sanksionet për disa shtete deri në fund të pandemisë së COVID-19

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michel Bachelet kërkoi sot pezullimin e sanksioneve në vende të tilla si Irani, Kuba, Koreja e Veriut, Venezuela dhe Zimbabve për sa kohë do të zgjasë pandemia e koronavirusit, transmeton OraNews.

“Në këto kohë të vështira, sanksionet e vendosura për disa shtete do të pezullohen në mënyrë që t’i lëmë hapësirë vendeve të luftojnë pandeminë”, shprehet Bechelet.

Rreth 1800 persona kanë vdekur në Iran ndërkohë që vendet fqinje si Afganistani dhe Pakistani janë të rrezikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button