fbpx

SHBA, një film i ri provokon myslimanët (VIDEO)

Pas debateve dhe protestave të dhunshme që solli filmi “Pafajësia e myslimanëve”, një tjetër film ka nisur të shqetësojë autoritet amerikane të sigurisë.

Filmi “Zero Dark Thirty” është një prodhim i viti 2012 dhe trajton temën e ndjekjes së terroristëve islamik. Në të mësohet se nuk ka fyerje ndaj besimit islam, por ka skena të forte dhune. Në film janë përshkruar me detaje torturat që agjentët e CIA dhe forcave speciale amerikane bënin mbi të dyshuarit islamik. 

Filmi është nominuar dhe për çmimin Oskar. Në të përshkruhen tortura të ngjashme me burgun Guantanamo. Ndërsa jepen dhe pamje sesi dhunoheshin të burgosurit edhe seksualisht për të marrë informacione. Një zyrtar i sigurisë në SHBA tha për rrjetin mediat CNN se pamjet e filmit mund të jenë provokuese për besimin islam, pasi me persona të këtij besimi mund të identifikohen me viktimat. 

Filmi është realizuar nga regjisorja Kathryn Bigeloë dhe në të luajnë aktorët; Jessica Chastain, Jason Clarke dhe Joel Edgerton. Shfaqja e ti në kinema ka nisur më 18 dhjetor./noa/portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button