Reali me donacion për spitalet në Madrid

Real Madridi u është bashkuar klubeve tjera që të ndihmojnë spitalet në luftën kundër koronavirusit, transmeton KlanKosova.

Los Blancos po i ndihmojnë spitalet në Madridi me disa ndihma, derisa po paguajnë edhe për mjetet sanitare të nevojshme për të luftuar pandeminë botërore.

Kryetarja e qytetit Isabel Diaz Ayuso ka konfirmuar për donacionin që ka bërë Real Madridi për spitalet.

“Faleminderit Real Madridi për kontributin e tyre ë rëndësishme për përballjen ndaj coronavirusit dhe që po na ndihmon të shpëtojmë jetë njerëzish”.

E para e Madridit konfirmoi poashtu se ky donacion do të mjaft i majmë.

“Kam biseduar me presidentin Florentino Perez dhe ai më ka konfirmuar se do na ndihmojë me gjëra tjera sanitare”.

Mbretërit thuhet se kanë ofruar edhe një shumë të majme parash në luftën kundër virusit vdekje prurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button