Oliver Varhelyi: BE mbështet Ballkanin Perëndimor për luftimin e virusit korona

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian (BE) pas lajmit të shumëpritur për zhbllokimin e rrugës eurointegruese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ai sot theksoi se BE po përgatitet të dhurojë fonde në Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën financiare të krijuar nga koronavirusi.

Varhelyi tha se ndihmat nuk do të jenë thjesht tek pajisjet mjekësore, por edhe tek instrumentet financiare për të luftuar krizën ekonomike.

Oliver Varhelyi: Ne mobilizuam 30 milion € për mbështetje të shpejtë me pajisje mjekësore dhe po shohim mundësitë për përmirësimin e fondeve nga BE sa i përket një krize ekonomike. Nuk është e thjeshtë për të pasur të gjitha makineritë dhe pajisjet, por do të bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar. Kemi dhënë ndihmat e para dhe sot po shohim mundësinë që të japim disa siguri sa i përket vashtirësive ekonomike që të mund të vazhdojnë në një ekonomi që punon për vendin e tyre. Nuk do të ndalemi thjesht te  mjetet mjekësore, por edhe tek instrumentet financiare për të luftuar krizën ekonomike.

Ndryshe, vendet e BE-së arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendet-anëtare të BE-së arritën marrëveshje politike për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë,kumtoi komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varheji.

LEXO: RMV, vendimi për datën e negociatave, kreu politik në vend jep këto mesazhe
LEXO: Zyrtare: Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat për aderim në Bashkimin Evropian (VIDEO)
LEXO: RMV, Shërbimet inspektuese kanë realizuar 11.358 mbikëqyrje të masave qeveritare
LEXO: Shoqata “Eko Logic” organizon aktivitete joformale edukative në internet
LEXO: RMV, 6 leksione se si të caktoni termin për testim për virusin korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button