Vjosa Osmani: Absolutisht nuk e përkrahi mocionin për mosbesim të qeverisë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pohoi se nesër do të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, i iniciuar nga LDK-ja, transmeton KlanKosova.

Osmani në një deklarim për media pas mbledhjes se kryesisë, bëri të ditur se nuk e mbështetë mocionin.

 

 

“Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe natyrisht që iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e përkrahin këtë mocion. Kjo sepse nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha se nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri tjetër që ka legjitimitet dhe që do të ballafaqohet me sfidat që ka përballë Kosova”.

“Kosova sot nuk ka nevojë për një qeveri që nuk ka legjitimitet demokratik dhe e cila do të përfshije në vete parti me të cilat LDK-ja tashmë ka dhënë premtimin që nuk do të hyjë në koalicion me to”.

Osmani gjithashtu përmendi deklaratën e vendeve të Quint-it, përmes së cilës kërkohet unitet në këtë kohë si dhe kërkohet ruajtja e integritetit dhe funksionaliteti institucional, për të cilën tha se e mbështet plotësisht.

Sa i përket kushteve për mbajtjen e seancës në kohë pandemie, Osmani tha se ka kërkuar rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe se ka marrë përgjigje nga i njëjti rekomandimet që i jepen çdo institucioni për tubime në këtë kohë.

“IKSHP ka rekomanduar të njëjtat masa mjekësore që i rekomandohet çdo institucioni publik. Ndër të tjera ka rekomanduar që të sigurohet dezinfektimi i sallës, kontrolli mjekësor i pjesëmarrësve dhe distanca fizike prej së paku dy metrash”.

“Kam kërkuar nga Administrata e Kuvendit që të di nëse salla i plotëson këto kushtet dhe kam marrë përgjigje se këto kushte nuk plotësohen, sepse nuk mund të sigurohet distancë prej dy metrash”.

Në këtë situatë, sipas kryeparlamentares, është shikuar mundësia e shfrytëzimit të hapësirave të tjera të kuvendit, ato për mysafirë dhe media, dhe me këtë përmbushen kushtet për praninë e 88 personave.

Megjithatë shumica e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit kanë votuar që nesër të mbahet seanca, andaj edhe është vendosur mbajtja e saj me fillim nga ora 11:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button