Në emër të humanizmit, dy laborantët shqiptarë u vijnë në ndihmë të prekurve me koronavirus me shpenzimet e tyre

Në një kohë kur të gjithë janë të frikësuar e në panik për kërcënimin që po shtohet ditë pas dite nga koronavirusi, dy laborantët shqiptarë, Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, kanë marrë përsipër të prodhojnë në laborator pjesë të aparaturës së ventilimit, që do të mundësojnë mbajtjen në jetë të 4-fishit të pacientëve në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit. Dhe të gjithë këtë do ta bëjnë me nismën dhe me shpenzimet e tyre. Lajmin, si fillim, e ka bërë publik kolegu i tyre, Gjergji Dilo, me anë të një statusi në Facebook, duke apeluar se kujt i gjendet rezine për printer, është momenti për të ndihmuar, transmeton Class.

Statusi i plotë i Gjergji Dilos

“Përshëndetje të gjithë miqve që njoh apo nuk njoh nga afër!”

Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër me shpenzinet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. Këto pjesë do mundësojnë që me një aparat të vetëm të lidhet dhe të mbahet në jetë jo 1, por deri në 4 pacientë. Kjo gjë do na mundësonte shpresat për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve që janë në stad të rëndë dhe kanë nevojë për ventilim. Ky status imi nuk është që ju të jepni like apo t’u thoni “bravo” këtyre çunave. Ky status imi është apel për ndihmë të tërë profesionistëve dentarë: kush disponon rezine për printer, ky është momenti kur duhet më shumë se kurrë! Nuk është momenti të prodhojmë dhëmbë apo proteza të bukura… është momenti të shpëtojmë jetë! Jemi përballë një armiku të padukshëm dhe në çdo gjë që bëjmë është një shpresë që jetë njerëzish të mos humbin. Së bashku mund t’ia dalim, secili prej nesh mund të japë kontributin e vet sado të vogël. Kujtoni se dhe oqeani është i përbërë nga pika të vogla. Jemi me ty prof. Arben Gjata, së bashku mund t’ia dalim.

Të kontaktuar nga revista Class, Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, kanë rrëfyer mënyrën se si do të funksionojë laboratori i tyre në mënyrë që t’u gjendet sa më parë në ndihmë të prekurve me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button