Rama: Në mendjen time ka vetëm një festë, ajo e çlirimit nga armiku i padukshëm

Pas marrjes së PO-së nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh për të gjithë shqiptarët, transmeton OraNews.

Kreu i qeverisë tha se nuk do të ndalet deri në plotësimin e cdo detyre, derisa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE.

Edi Rama: Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të hyjmë dhe të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes në shtëpinë e BE, ku fëmijët tanë do të luajnë në një kopsht me atë të fëmijëve të mbarë Evropës dhe ku më në fund eshtrat e rilindësve do të prehen të qeta në varrezat e dëshmorëve të Evropës.  

Më në fund do të valëvitet i barabartë mes të barabartësh edhe flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit.

Por deri atje rruga vazhdon dhe është ende e përpjetë dhe puna për tu bërë është ende e madhe.

Rama thotë se nuk do të bëjë festë për hapjen e negociatave, por festë sipas tij do të jetë kur Shqipëria të çlirohet nga armiku i padukshëm.

Edi Rama: Sot ka vetëm një festë në mendjen time, festa e çlirimit nga ky armik i padukshëm që na ka sulmuar egërsisht. Sot unë jetoj çdo ditë për atë ditë. Atë ditë të madhe çlirimi, ku do t’ia kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte, duke ulur me gjithçka kemi mundur humbjet e jetëve dhe lehtësuar vuajtjet e saj të mëdha, falë rezistencës tonë popullore. E dua atë ditë si një ditë lotësh dhimbje për ata që nuk i mbijetuan dot plagëve të sulmit armik, e pastaj edhe lot gëzimi për shpëtimin e mijëra jetëve falë solidaritetit të madh kombëtar e njerëzor të familjes së bashkuar shqiptare që i vuri kufirin tek thana armikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button